Blinkeni: SHBA-ja ende beson se janë të pabaza akuzat se Izraeli po kryen gjenocid

Bota

Blinkeni: SHBA-ja ende beson se janë të pabaza akuzat se Izraeli po kryen gjenocid

Më: 29 janar 2024 Në ora: 23:01
Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u pyet në lidhje me përgjigjen e administratës Biden ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) javën e kaluar që urdhëronte Izraelin të “marrte të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar forcat e tij nga kryerja e gjenocidit kundër palestinezëve.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë qartë se pretendimet për gjenocid janë të pabaza”, u tha ai gazetarëve.

Blinkeni tha se Washingtoni ia ka bërë vazhdimisht të qartë Izraelit për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së çdo hapi të mundshëm për të mbrojtur jetën civile në Gaza, për të marrë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë dhe për të adresuar retorikën “ç’humanizuese” nga disa individë.

“Gjykata në këtë vendim është pajtuar me këtë. Vendimi i gjykatës është gjithashtu shumë në përputhje me pikëpamjen tonë se Izraeli ka të drejtë të ndërmarrë veprime për të siguruar që sulmet terroriste të 7 tetorit të mos ndodhin më kurrë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha mes tjerash ai.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë procedurat e gjykatës së OKB-së ndërsa eci përpara me çështjen, shtoi sekretari amerikan, raporton The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat