Borrell: Evropa rrezikohet nëse Putin fiton në Ukrainë

Bota

Borrell: Evropa rrezikohet nëse Putin fiton në Ukrainë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:40
Josep Borrell

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se siguria e Evropës do të ishte në rrezik nëse Rusia do ta fitonte luftën me Ukrainën.

Në një intervistë për mediumin francez, L’Obs, ka thënë se fitorja e Kievit përballë Putinit do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e kontinentit.

“Ne dëgjojmë prapë që Ukraina nuk mund të fitojë dhe që ndihma evropiane nuk mund të mbahet. Dhe përsëri tundimet për një pajtim rishfaqen. Këto ide kanë qenë të gabueshme gjatë 2022-ës dhe ato mbesin të gabueshme edhe sot. Ne nuk duhet të lejojmë që ato ta formësojnë politikën tonë karshi Ukrainës”, ka thënë Borrell.

“Fitorja e Ukrainës përballë agresionit rus është garancia më e mirë e sigurisë së Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat