​Stoltenberg: Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani

Bota

​Stoltenberg: Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:11
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi sot se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Stoltenberg sot në shtetin federal Alabama ka vizituar objektin e raketave Lockheed Martin, si dhe ka pasur një takim me Tim Cahill, nënkryetar ekzekutiv i Lockheed Martin Missiles dhe Fire Control.

Në një konferencë për media, i pari i Aleancës tha se nëse Putin fiton luftën në Ukrainë atëherë kjo do të jetë e rrezikshme, pasi mund të shpërthejë një tjetër konflikt në Tajvan.

Stoltenberg: Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani

“Unë pres që SHBA-të përfshirë edhe aleatët e saj do të qëndrojnë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse është në interesin e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë që të bëjnë ashtu, sepse nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, nuk është e vetmja strategji për ukrainasit, por është e rrezikshme edhe për ne, sepse kjo do të trimërojë atë dhe autoritetet tjera përgjatë botës, përfshirë Kinën dhe Korenë Veriore, Iran që të përdorin forcën... Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani

Ai tha se nuk ka asnjë arsye për të pushuar, sepse çmimi që duhet paguar nëse presidenti Putin fiton është më i lartë se sa çmimi që po e paguajnë sot për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat