Shpërthimi i gazit në Nairobi vret dy persona, lëndon më shumë se 220

Bota

Shpërthimi i gazit në Nairobi vret dy persona, lëndon më shumë se 220

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Njerëzit duke u larguar nga zjarri, foto: BBC

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënduar të paktën 222.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30, “duke krijuar një top të madh zjarri”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan, raporton BBC.

Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.

Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit.

Në mesin e të lënduarve janë të paktën 25 fëmijë, raporton gazeta Standard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat