Shefi i Pentagonit: Ky është fillimi i përgjigjes sonë

Bota

Shefi i Pentagonit: Ky është fillimi i përgjigjes sonë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:39
Lloyd Austin

Shefi i mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin ka bërë të ditur se Presidenti Joe Biden ka urdhëruar veprime shtesë kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupeve të armatosura të lidhura me të.

“Ky është fillimi i përgjigjes sonë”, tha Austin, shkruan Al Jazeera.

Sulmet kishin në shënjestër Forcat Quds – spiunazhi i huaj dhe krahu paraushtarak i IRGC-së që ndikon shumë në milicinë aleate në të gjithë Lindjen e Mesme, nga Libani në Irak dhe Jemeni në Siri.

Por Pentagoni thotë se nuk dëshiron luftë me Iranin dhe nuk beson se as Teherani dëshiron luftë.

“Ne nuk kërkojmë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër. Por presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulme ndaj forcave amerikane”, tha Austin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat