Ukrainasit kryjnë sulm mbi qytetin e pushtuar nga rusët, raportohet për mbi 20 të vrarë

Bota

Ukrainasit kryjnë sulm mbi qytetin e pushtuar nga rusët, raportohet për mbi 20 të vrarë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i të vdekurve nga sulmi ukrainas në qytetin e pushtuar nga rusët, Lysychansk në lindje të Ukrainës ka shkuar në 28.

Forcat pushtuese ruse kanë njoftuar mbrëmë se Kievi goditi një furrë, pothuajse gati dy vite pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Fronti në lindje të Ukrainë është pothuajse i pandryshueshëm, por betejat vazhdojnë të jenë të përgjakshme, me sulme të intensifikuara të këtij dimri nga të dyja palët.

“Janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit në furrën e shkatërruar. Kanë humbur jetën 28 persona”, ka njoftuar ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Autoritet e atjeshme që janë vendosur nga Moska, kanë njoftuar se një burrë që është lënduar rëndë u dërgua në spitalin e qytetit të Luhanskut.

Nga ministria e Jashtme ruse është bërë e ditur se janë përdorur armë perëndimore, dhe se presin “dënimin e aktit” nga organizatat ndërkombëtare.

Lysychansk, qytet në rajonin e Luhanskut që para ofensivës së Moskës kishte rreth 110 mijë banorë, kontrollohet nga forcat ruse pas betejës së ashpër në verën e vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat