Lufta në Ukrainë, Kievi: Kemi përgjysmuar flotën ruse në Detin e Zi

Bota

Lufta në Ukrainë, Kievi: Kemi përgjysmuar flotën ruse në Detin e Zi

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dekoroi oficerët e shërbimeve të inteligjencës që morën pjesë në sulmin dhe fundosjen e anijes luftarake ruse “Ivanovets”.

Anija u mbyt natën mes së mërkurës dhe së enjtes për shkak të një sulmi të koordinuar dronësh ujorë.

Ndërkohë, një zëdhënës për shtyp i marinës ukrainase deklaroi se Kievi ka përgjysmuar flotën ruse në detin e Zi.

Sipas tij, flota konsistonte në rreth 80 anije dhe mjete lundruese në fillim të 2022-shit, por që prej atëherë 25 prej tyre janë shkatërruar dhe 15 dëmtuar rëndë.

Teksa Kievi përpiqet të gjejë një mënyrë për të siguruar pajisje për t’u bërë ballë sulmeve me dronë nga Rusia, duket se i duhet të avancojë prodhimin e dronëve të saj të modelit “UAV”.

Sipas “Wall Street Journal”, Ukraina synon të intensifikojë prodhimin e dronëve “First Person Vieë” deri në 1 milion njësi brenda vitit.

Kjo, pasi vendi ka mungesë armatimesh, sidomos në një kohë kur ndihma amerikane është vënë në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat