Filloi të ndjekë dronin duke menduar se është i ushtrisë së tij, pendohet keq ushtari rus – doli të jetë fluturake e ukrainasve

Bota

Filloi të ndjekë dronin duke menduar se është i ushtrisë së tij, pendohet keq ushtari rus – doli të jetë fluturake e ukrainasve

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ushtar rus është penduar rëndë kur vendosi ta ndjekë dronin që po i fluturonte mbi kokë.

Ai ishte i bindur se ishte dron i ushtrisë ruse, dhe kështu vendosi ta ndjekë duke menduar se do ta dërgojë tek bashkëluftëtarët e tij.

Por ky dron doli të jetë i ushtrisë ukrainase që vëzhgonte lëvizjet e rusëve në Avdiivka në rajonin e Donetskut.

E duke e ndjekur, ushtari rus arriti në pikën kur e kapën ukrainasit dhe e zënë rob lufte.

Madje gjatë intervistimit ka pranuar se eprorët i kishin dhënë informacione të gabuara lidhur me dronin, duke i thënë se është i ushtrisë ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat