Edhe këtë vit, Ukraina nuk do të ftohet për tu anëtarësuar në NATO

Bota

Edhe këtë vit, Ukraina nuk do të ftohet për tu anëtarësuar në NATO

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:52
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane në NATO ka thënë se nuk pret që aleanca ushtarake t’i bëjë ftesë për anëtarësim Ukrainës.

“Sa i përket samitit këtë verë, nuk pres që aleanca të ftojë në këtë moment”, tha Julianne Smith, raporton skynews.

Ukraina e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja dhe udhëheqësit e NATO-s kanë thënë se Kievi do të bëhet anëtar në të ardhmen.

Por, deri më tani anëtarët ekzistues të NATO-s nuk kanë bërë ndonjë ftesë apo një afat kohor, duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë.

Ukraina ka kërkuar që të ftohet për anëtarësim – edhe pse e pranon se Kievi nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet përderisa është në luftë me rusët.

Ndryshe, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e quajtur edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake ndërqeveritare e 31 shteteve anëtare – 29 evropiane dhe dy të Amerikës veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat