Vdes burri që hyri me pistoletë të mbushur në dhomën e rezonancës magnetike

Bota

Vdes burri që hyri me pistoletë të mbushur në dhomën e rezonancës magnetike

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Një avokat që hyri me pistoletë të mbushur në dhomën e aparatit të rezonancës magnetike ka humbur jetën në Brazil.

40-vjeçari Leandro Mathias de Novaes me armën e fshehur në brez, po shoqëronte nënën e tij për të kryer skanimin mjekësor në klinikën Laboratorio Cura.

Por sipas raportimit arma e tij u tërhoq nga brezi prej forcës magnetike të makinerisë dhe e qëlloi avokatin në bark.

Laboratorio Cura tha në deklaratën pas incidentit se si pacienti dhe shoqëruesi i saj ishin udhëzuar të hiqnin objektet metalike që kishin me vete, shkruan rrjeti Miami Herald.

“Arma e zjarrit nuk u përmend nga shoqëruesi i pacientes, i cili vendosi të hynte në dhomën e ekzaminimit bashke me objektin, sipas vendimit të tij”.

De Novaes kishte leje për armën por nuk dihet përse e mbante me vete pas paralajmërimit.

Makineria e rezonancës magnetike krijon fushë të fuqishme magnetike dhe valë radio që depërtojnë në molekulat e hidrogjenit, duke krijuar imazhe të organeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat