Putin thotë se një presidencë e Bidenit është më e mirë për Rusinë sesa ajo e Trump

Bota

Putin thotë se një presidencë e Bidenit është më e mirë për Rusinë sesa ajo e Trump

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 06:41
Vladimir Putin

Një presidencë e Joe Biden do të ishte më e mirë për Rusinë sesa ajo e Donald Trump, i tha presidenti rus Vladimir Putin gazetarit pro-Kremlinit Pavel Zarubin në një intervistë të mërkurën, përcjell Bota sot.

I pyetur nga Zuribin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë “sepse ai është një person më me përvojë, ai është i parashikueshëm, ai është një politikan i një formacioni të vjetër”.

Megjithatë, ai shtoi se Rusia do të “punojë me çdo lider të SHBA-së që fiton besimin e popullit amerikan”.

Putin tha gjithashtu se për të gjykuar veprimet e administratës aktuale duhet të shikohet "pozita e saj politike".

"Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar," tha Putin duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas Putin, ajo luftë “mund të kishte qenë më shumë se një vit e gjysmë më parë” nëse do të mbaheshin marrëveshjet gjatë një takimi në Stamboll në mars 2022. Putin nuk specifikoi se për çfarë marrëveshjesh i referohej.

Presidenti rus tha se i vinte keq që “nuk filloi veprimet aktive në Ukrainë më herët se shkurti i vitit 2022, duke pretenduar se liderët perëndimorë e kishin gënjyer Rusinë për “mos zgjerimin e NATO-s në Lindje”.

“Ne ishim dhe jemi të shqetësuar për mundësinë e tërheqjes së Ukrainës në NATO, pasi kjo kërcënon sigurinë tonë”, tha Putin.

Putin gjithashtu pretendoi se marrëveshjet e Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia në vitin 2015, nuk ishte menduar kurrë të mbaheshin, por të përdoreshin "për të blerë kohë për të ngarkuar Ukrainën me armë shtesë".

Udhëheqësi rus shprehu gjithashtu zhgënjim rreth intervistës së tij të fundit me figurën e medias së ekstremit të djathtë Tucker Carlson.

“Sinqerisht mendova se ai do të ishte agresiv dhe do të bënte pyetje të vështira. Unë jo vetëm që isha gati për këtë, por doja këtë, sepse do të më jepte mundësinë të ktheja përgjigje të vështira”, tha Putin.

“Për të qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu plotësisht ajo intervistë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat