Amerikanët publikojnë fotografitë: Kemi kapur anijen me plot armë iraniane, po u dërgoheshin militantëve të Huthi

Bota

Amerikanët publikojnë fotografitë: Kemi kapur anijen me plot armë iraniane, po u dërgoheshin militantëve të Huthi

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:07
Anija

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi sot në X, se një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së e vendosur përkohësisht në Detin Arabik, ka sekuestruar “armë të avancuara konvencionale dhe armë të tjera vdekjeprurëse” me origjinë nga Irani.

Ngarkesa vdekjeprurëse u kap në një anije në Detin Arabik, e cila po shkonte drejt zonës së Jemenit të kontrolluar nga rebelët islamikë Huthi.

Deklarata thoshte se anija USCGC Clarence Sutphin Jr e rojës bregdetare të klasit Sentinel gjeti anijen kurse forcat amerikane hipën në të. U zbuluan më shumë se 200 pako që përmbanin komponentë raketash balistike me rreze të mesme veprimi, eksplozivë, komponentë të dronë nënujor, pajisje komunikimi, raketa antitank dhe komponentë të tjerë ushtarakë.

“Furnizimi, shitja ose transferimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i një ndihme të tillë shkel Rezolutën 2216 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ushtria amerikane.

“Ky është një shembull tjetër i aktivitetit keqdashës të Iranit në rajon”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandant i CENTCOM.

“Furnizimi i vazhdueshëm i tyre me armë konvencionale të avancuara për Huthi është një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit ndërkombëtar, dhe vazhdon të minojë sigurinë e lundrimit ndërkombëtar dhe rrjedhën e lirë të tregtisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat