Konfirmohet vdekja e Navalnyt – Putin refuzon t’ia dorëzojnë trupin e pajetë nënës

Bota

Konfirmohet vdekja e Navalnyt – Putin refuzon t’ia dorëzojnë trupin e pajetë nënës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Alexei Navalny

Zëdhënësja e Alexei Navalnyt ka konfirmuar vdekjen e kreut të opozitës ruse dhe kritikut më të madh të Vladimir Putinit.

Ajo ka kërkuar që trupi i 47-vjeçarit t’i dorëzohet menjëherë familjes pasi që autoritetet ruse me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin kanë refuzuar t’i dorëzojnë trupin e pajetë nënës së politikanit, Lyudmila Navalnaya, e cila ishte në morgun e burgut për të identfikuar të birin.

Kira Yarmysh, duke shkruar në platformën X, tha se Navalny ishte vrarë në orën 14:17 më 16 shkurt.

Ajo ka shkruar më tutje se autoritetet ruse tani po kryejnë ‘hetime’, raporton skynews.

“Ne kërkojmë që trupi i Alexei Navalny t’i dorëzohet menjëherë familjes”, shtoi ajo.

Ndryshe, politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur në Rusi, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat