Kryediplomati kinez: Luftimet në Gaza, shkaku kryesor i tensioneve në Detin e Kuq

Bota

Kryediplomati kinez: Luftimet në Gaza, shkaku kryesor i tensioneve në Detin e Kuq

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:51
Wang Yi

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi thotë se “shkaku kryesor” i tensioneve në Detin e Kuq janë luftimet e vazhdueshme në Gaza.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai përsëriti qëndrimin e Kinës, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe hapjen e kanaleve për ndihmë humanitare në enklavën bregdetare të rrethuar.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo fatkeqësi humanitare të vazhdojë,” tha Wang. 

“Një konferencë ndërkombëtare e paqes duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur për të ringjallur zgjidhjen me dy shtete.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat