Stoltenberg: Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë

Bota

Stoltenberg: Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:50
Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se bota është bërë më e rrezikshme por aleanca është bërë me e fortë.

Stoltenberg kështu ka deklaruar në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

“Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë. Në Konferencën e Sigurisë në Munih, theksova se Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në NATO”, shkroi Stoltenberg.

“Është gjithashtu jetike dhe urgjente që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Navalnyt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat