Ish-presidenti rus: Përpjekja për të rikthyer Rusinë brenda kufijve të vitit 1991 do të çojë në një luftë globale

Bota

Ish-presidenti rus: Përpjekja për të rikthyer Rusinë brenda kufijve të vitit 1991 do të çojë në një luftë globale

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 13:40
Vladimir Putin dhe Dimitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev ka deklaruar se përpjekjet për të rikthyer Rusinë brenda kufijve të vitit 1991 do të çojë në një luftë globale.

Përmes një postimi në rrjetin social Telegram ai shkruan se “Përpjekjet për ta rikthyer Rusinë në kufijtë e vitit 1991 do të çojnë vetëm në një gjë:

Në një luftë globale me vendet perëndimore duke përdorur të gjithë arsenalin strategjik të shtetit tonë, kundër Kievit, Berlinit, Londrës, Uashingtonit etj.”

Medvedev, i cili u zgjodh president në vitin 2008, tashmë krahu i djathtë i Putinit shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat