Estonia pengon 'operacionin hibrid' nga Rusia

Bota

Estonia pengon 'operacionin hibrid' nga Rusia

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Estonia ka penguar një "operacion hibrid nga shërbimet ruse të sigurisë", ka thënë kryeministri i saj, pas një sulmi në makinën e ministrit të brendshëm vitin e kaluar.

Kaja Kallas tha në X se Kremlini "po synonte të gjitha shoqëritë tona demokratike".

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Estonisë (ISS) tha sot se 10 persona u arrestuan si pjesë e hetimit penal për sulmin me makinë, dhe gjashtë mbeten në paraburgim.

ISS beson se ata vepruan në emër të shërbimeve speciale ruse, me qëllim "të mbjellin frikë dhe të krijojnë tension në shoqërinë estoneze".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat