LIVE: Ukraina dhe Rusia nuk i ndalin sulmet – SHBA vjen me një paralajmërim shqetësues!

Bota

LIVE: Ukraina dhe Rusia nuk i ndalin sulmet – SHBA vjen me një paralajmërim shqetësues!

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 17:58 më 22.02.2024
Foto ilustrim

SHBA: Bashkëpunimi ushtarak në rritje Iran-Rusi duhet ta shqetësojë botën

Shtetet e Bashkuara thanë se bashkëpunimi në rritje mes Teheranit dhe Moskës, në aspektin ushtarak, është “shqetësues”, pas raportimeve se Irani ka dërguar disa dërgesa me raketa balistike në Rusi.

Reuters raportoi më 21 shkurt se Irani ka furnizuar Rusinë me qindra raketa përmes katër dërgesave që nga janari, dhe një zyrtar anonim ushtarak iranian citohet të ketë thënë se “do të ketë edhe më shumë dërgesa në javët në vijim”.

Përderisa zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë ende publikisht nuk kanë konfirmuar raportimin e Reutersit, ky zhvillim është në përputhje me paralajmërimet e SHBA-së.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se përderisa nuk mund të komentojë drejtpërdrejt për raportimin, rritja e bashkëpunimit ushtarak mes Iranit dhe Rusisë “është diçka që duhet ta shqetësojë mbarë botën”.

“Për një kohë të gjatë ne kemi paralajmëruar se Rusia po negocionte me Iranin për blerjen e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe këto negociata po përparonin në mënyrë aktive”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Sipas këtij zëdhënësi, raportet në rritje mes Teheranit dhe Moskës janë bërë pasi Rusia “u bë më e izoluar” që nga nisja e pushtimit të fqinjit të saj, Ukrainës, më 24 shkurt 2022.

Më 20 shkurt, një zëdhënës i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, insistoi se bashkëpunimi ushtarak i shtetit të tij me Rusinë “nuk ka të bëjë fare me luftën në Ukrainë” dhe daton para nisjes së konfliktit.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Moska u godit nga sanksione të ashpra perëndimore, duke ia kaluar Iranit si shteti më i sanksionuar në botë.

Të dyja shtetet kanë thelluar raportet që kur ka nisur lufta, duke zgjeruar bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe ushtarak.

Irani e ka furnizuar Rusinë me dronët “kamikazë” Shahed, që janë të lirë, por efektivë. Moska shpesh i përdor këto lloje dronësh për të shënjestruar caqet e infrastrukturës civile në Ukrainë.

Irani ka mohuar se ka furnizuar Rusinë me dronë për t’i përdorur ato kundër Ukrainës dhe ka insistuar se i ka shitur “një numër të kufizuar” të dronëve Moskës para nisjes së luftës. Rusia po ashtu ka refuzuar raportimet se përdor dronët iranianë në luftë.

Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes në korrik të vitit 2023 duket se konfirmoi në revistën e saj mujore se droni i llojit Geran-2, në fakt ishte droni i prodhimit iranian, Shahed-136.

Reuters tha se dërgesat iraniane përfshinin raketat balistike me rreze të shkurtër veprime të llojeve Fateh-110 dhe Zolfaqar.

Ky raportim vjen pasi kufizimet e Kombeve të Bashkuara për importet dhe eksportet e raketave nga Irani skaduan në tetor të vitit 2023, edhe pse Britania dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se do të vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj Iranit.

Një muaj më herët, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka marrë pjesë në një ekspozite të armëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në Teheran.

Nëse konfirmohet, furnizimi i Rusisë me raketa iraniane “do të ndryshonte lojën, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë politik”, tha John Krzyzaniak, hulumtues në projektin Wisconsin për kontrollin e armëve bërthamore.

Është më e vështirë të mbrohesh nga raketat sesa dronët, dhe kjo i lejon Rusisë të kryejë sulme më shkatërruese nga distanca të largëta.

Krzyzaniak shtoi se tregtia do t’i mundësonte Iranit një fitim të papritur dhe rritje të reputacionit, por edhe mund të shndërrohet “në një mjet pazari në marrëveshjet e tjera me Rusinë”.

Vitin e kaluar ka pasur raportime se Teherani ka finalizuar një marrëveshje me Moskën për blerjen e avionëve luftarakë të llojit Sukhoi Su-35. Në të kaluarën, vëzhguesit kanë sugjeruar se një prej objektivëve të Iranit përmes furnizimit të Rusisë me armë, është që të posedojë avionë luftarakë të avancuar.

Rusia ka nisur përdorimin në luftë të raketave verikoreane. Megjithatë, raketat balistike të Iranit me rreze të shkurtër veprimi veçse janë testuar në fushëbetejë, tha Nicole Grajewski, hulumtuese në programin për politika të paqes bërthamore në Carnegie.

Sipas saj, përderisa dërgesat e raketave do të çimentonin edhe më shumë bashkëpunimin në rritje ushtarak mes Teheranit dhe Moskës, kjo nga Perëndimi do të shihej si përshkallëzim./REL

Rusia kryen një sërë sulmesh me dronë ndaj Ukrainës

Ushtria e Ukrainës tha të enjten se trupat ruse kryen gjatë natës sulme me dronë dhe raketa.

Forcat ajrore ukrainase thanë se shkatërruan 8 nga 10 dronët. Ato u intereceptuan në rajonet Poltava, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës filloi në 24 shkurt të vitit 2022 dhe në prag të 2 vjetorit të agresionit, udhëheqësit e vendeve të G7-ës do të zhvillojnë një takim virtual për të diskutuar mbi mbështetjen e vendeve më të industralizuara për Ukrainën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetatëve se në diskutime do të marrë pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe se udhëheqësit do të diskutojnë “mbi hapat e mundshëm që mund të merren bashkarisht për të mbajtur Rusinë përgjegjëse”.

Shtetet e Bashkura pritet të bëjnë publike të premten një paketë tjetër sanksionesh ndaj Rusisë, si për shkak të sulmit ndaj Ukrainës edhe për vdekjen në burg të udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller u tha gazetarëve të mërkurën se sanksionet do jenë të forta, por pa dhënë më tepër detaje.

Edhe Bashkimi Europian ra dakord të mërkurën për bllokun e 13 të sanksioneve të veta kundër Rusisë. Paketa e re do të përfshijë afro 200 subjekte dhe individë të cilëve u ndalohet të bëjnë biznes me kompani në Bashkimin Europian si dhe u ndalohet hyrja në vendet e bllokut.

“Me këtë paketë, po ndërmarrim më shumë veprime kundër subjekteve të përfshira në anashkalimin e sanksioneve dhe në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”, shkroi shefi i politikes së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Sanksionet kanë si objektiv edhe kompanitë kineze që mundësojnë teknologjinë ushtarake për Rusinë./VOA

Ukraina thotë se ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë në Herson

Ushtria ukrainase e ka pranuar se ka sulmuar një poligon stërvitor në Hersonin e pushtuar, ku trupat ruse po përgatisnin një sulm ndaj një ure në Krinka në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Ky ishte sulmi i dytë gjatë kësaj jave që ka lënë të vrarë dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë ruse.

Në të njëjtën kohë, Kievi ka mohuar pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se forcat ruse kanë marrë nën kontroll urën ukrainase në Krinka.

“Kanë qenë të paktën tri sulme të përqendruara te trupat ruse që gjendeshin në poligonin stërvitor afër Novaja Kahovkës”, tha për Radion Evropa e Lirë më 22 shkurt, Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e forcave mbrojtëse në jug të Ukrainës.

“Ushtria ruse po përgatitej të sulmonte Krinkën, që ata veçse pretendojnë se e kanë kapur... Sipas të dhënave paraprake, komandantët e grupit të Dnjeprit [të forcave ruse] ishin aty. Informacioni ende po verifikohet”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të ndarë dhënë për Suspilne, Humenyuk tha se të paktën 60 ushtarë rusë ishin vrarë gjatë sulmit.

Rusia nuk ka komentuar për sulmin, për të cilin paraprakisht u raportua në kanalet ukrainase dhe nga blogerët pro-Rusisë në Telegram, të cilët thanë se ka pasur humbje të mëdha. Një video e sulmit të supozuar, ku shihen tri sulme ajrore, është publikuar në kanalet në Telegram.

Megjithatë, ky informacion nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më 20 shkurt, Shoigu tha se Krinka “është pastruar”, por ushtria ruse tha se deklarata e tij ishte “falsifikim i fakteve”.

Forcat ukrainase në nëntor të vitit 2022 kishin çliruar qytetin e Hersonit dhe pjesën tjetër të rajonit në bregun e djathtë të Dnjepërit, duke i dëbuar trupat ruse përtej lumit. Vitin e kaluar, trupat e Kievit po ashtu arritën të krijonin një urë në anën e majtë të Djepërit, që ka qenë nën sulme të vazhdueshme ruse.

Sulmi i raportuar ukrainas ndaj forcave ruse në Herson, ishte i dyti në ditët e fundit, kur një numër i madh i forcave ruse raportohet se janë vrarë.

Më 21 shkurt, BBC në gjuhën ruse raportoi se nga sulmi ukrainas në poligonin stërvitor në Donjeckun e pushtuar nga Moska, ishin vrarë të paktën 60 trupa ruse.

As Rusia e as Ukraina nuk kanë komentuar për këtë raportim.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat, tha më 22 shkurt, se që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë, Moska ka gjuajtur mbi 8.000 raketa dhe ka lëshuar 4.630 dronë – nga të cilët 3.605 janë rrëzuar – në caqet brenda Ukrainës./rel

Bideni e quan Putinin “Bir k..ve”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, e ka quajtur Putinin një “SOB të çmendur, që në anglisht i bie “Son of the bitch” apo “Bir k..ve”, në shqip.

Kjo ka ndodhur gjatë një aksioni për mbledhjen e fondeve në San Fracisko.

Ai paralajmëroi se ekziston gjithmonë kërcënimi i konfliktit bërthamor, por se kërcënimi ekzistencial për njerëzimin mbetet klima.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial. Është klima. Ne kemi një SOB të çmendur si ai djali, Putini dhe të tjerët dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, i tha Biden një grupi donatorësh.

Termin “SOB” nuk është hera e parë që kreu i Shtepisë së Bardhë e përdorë.

Në janar 2022, ai u kap në mikrofon duke përdorur të njëjtin term ndaj një gazetari të Shtëpisë së Bardhë të Fox News, shkruan Reuters.

Presidenti amerikan, shihet shpesh duke dalë jashtë protokollit gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore.

Në muajt e fundit ka folur për qeverinë kineze, Partinë Republikane dhe aleatin e SHBA-së, Izraelin për bombardimet e tij në Rripin e Gazës.

Sulmet verbale të Biden kundër presidentit rus, janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë fushatës.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA fajësoi Putinin dhe “banditët e tij” për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Nalvany ishte pasojë e diçkaje që bënë Putin dhe banditët e tij,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë pasi zyrtarët rusë të burgut njoftuan se Navalny kishte vdekur.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnyt dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës janë të papranueshme.

Presidenti i ShBA-së dhe ai i Rusisë, mbeten thellësisht në mosmarrëveshje rreth pushtimit rus të Ukrainës dy vjet më parë, për të cilin Rusia është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Reagimet e Bidenit kanë sjellë një ftohje të mëtejshme në marrëdhëniet tashmë të hidhura ShBA-Rusi.

Lavrov: Moska është e hapur për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë

Moska është e hapur për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov .

Duke folur në një intervistë me të përditshmen braziliane O Globo , Lavrov dyshoi se Ukraina do të angazhohej në bisedime me Rusinë , duke thënë: “Kiev dhe Perëndimi janë të përqendruar në promovimin e formulës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky , e cila përmban një ultimatum të papranueshëm për Rusinë dhe refuzon pa masë iniciativa të tjera, përfshirë atë të Brazilit.”

“Qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak u përshkruan nga Presidenti Vladimir Putin dhe përfshijnë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që vijnë nga territori i saj”, tha ai.

Ministri këmbënguli në eliminimin e “shkaqeve rrënjësore të krizës në Ukrainë ” për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë.

” Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin me armë Ukrainës dhe Kievi duhet të ndalojë armiqësitë. Ukraina duhet të rivendosë statusin e saj neutral, të paangazhuar dhe jo-bërthamor dhe të sigurojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj”, theksoi ai.

Lavrov shprehu keqardhjen që “as Kievi dhe as Perëndimi nuk demonstrojnë ndonjë shenjë vullneti politik për të zgjidhur konfliktin” dhe për këtë arsye Rusia nuk ka “zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë operacionin special ushtarak derisa të arrihen qëllimet e saj”.

I pyetur për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve me Evropën , zyrtari tha se “vendet e BE-së ia kanë imponuar vetes këtë armiqësi për Rusinë”.

“Atyre u takon të vendosin se si do të shkojnë për këtë zgjedhje. Duke marrë parasysh vendosmërinë e Brukselit për të na shkaktuar një “disfatë strategjike”, të flasim për perspektivat për rivendosjen e marrëdhënieve është jashtë qëllimit.

“Nëse vendet evropiane heqin dorë nga politikat e tyre rusofobike dhe dalin me ide realiste në lidhje me parimet e reja të marrëdhënieve, ne do t’i shqyrtojmë ato. Vendimet tona do të bazohen në interesat tona kombëtare,” tha ai.

Lavrov pret që SHBA të ruajë ” kursin e saj anti-rus ” në të ardhmen e parashikueshme, duke argumentuar se “elita qeverisëse e Shteteve të Bashkuara e sheh Rusinë si një kundërshtar dhe një kërcënim pavarësisht nga përkatësia partiake”.

“Ish presidenti Donald Trump nuk bëri asgjë për të përmirësuar marrëdhëniet Rusi-SHBA gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë … Ne jemi të përgatitur të punojmë me çdo lider që fiton besimin e popullit amerikan. Ajo që ka rëndësi për ne është jo figura të veçanta politike, por politikat e tyre ndaj Rusisë . Presidenti Putin e bëri të qartë këtë kohët e fundit në intervistën e tij televizive”, tha ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk besojmë se Putini ka përparësi në luftë

Nga: A.Sh

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se lideri rus Vladimir Putin ka fituar dorën e sipërme në luftën kundër Ukrainës mes kapjes së Avdiivka dhe dështimit të Kongresit për të miratuar një paketë ndihme në shkallë të gjerë për Ukrainën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha gjatë një konference për shtyp më 21 shkurt se duhet parë "forma e këtij konflikti gjatë jo vetëm dy viteve të fundit".

"Po, ju e keni parë Rusinë të fitojë në fushën e betejës," tha Miller. “Ne pamë fitime pak gjatë kësaj jave – këtë fundjavë të kaluar sepse Ukraina nuk ishte në gjendje të rifurnizonte siç duhet trupat e saj, kryesisht sepse Kongresi nuk ka ndërmarrë veprimet që ne mendojmë se duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ndërsa lufton për të mbrojtur territorin e saj. ."

E ardhmja e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën është bërë një çështje veçanërisht e rëndësishme gjatë ditëve të fundit me tërheqjen e Ukrainës nga qyteti i goditur rëndë Avdiivka.

Dy ditë përpara tërheqjes zyrtare të Ukrainës nga qyteti, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se qyteti rrezikohej të binte në duart e Rusisë, duke përmendur mungesën kritike të predhave të artilerisë në Ukrainë si një faktor të rëndësishëm kontribues.

Senati miratoi kërkesën për financim prej 95 miliardë dollarësh, duke përfshirë ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, në fillim të këtij muaji. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, deri më tani ka refuzuar ta vërë në votim në Dhomën e Përfaqësuesve, në vend të kësaj ka shpallur pushim deri në fund të shkurtit.

Miller vuri në dukje se Ukraina ka bërë përparime të jashtëzakonshme në fushën e betejës, veçanërisht në rajonin e Detit të Zi, ku trupat zmbrapsën me sukses flotën ruse dhe krijuan një rrugë të re detare.

"(Ukraina) ka hapur një korridor të ri transporti që i ka lejuar të eksportojnë jo vetëm grurë dhe drithë, por edhe mallra të tjera të prodhuara përmes Detit të Zi, diçka që nuk ishte e mundur në ditët e para të luftës kur Rusia kishte bllokuar Ukrainën. portet," tha Miller, duke shtuar se "...ne do të vazhdojmë t'i mbështesim ata me të mirën e aftësive tona, por ne kemi nevojë për një partner në Kongres që të na ndihmojë."

Sapo Kongresi të miratojë një projekt-ligj për ndihmën e huaj që cakton 60 miliardë dollarë për Kievin, Shtetet e Bashkuara mund të fillojnë menjëherë dhënien e ndihmës së mbrojtjes në Ukrainë, tha më 20 shkurt zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

Lituania mbyll 2 pika të tjera kufitare me Bjellorusinë

Nga: A.Sh

Lituania do të mbyllë dy vendkalime, pikat e kontrollit Lavoriskes dhe Raigardas, në kufirin e saj me Bjellorusinë duke filluar nga 1 marsi, njoftoi qeveria më 21 shkurt.

Lituania mbylli më parë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare në gusht 2023. Njoftimi i ri do të thotë se vetëm dy pika kontrolli, Myadininkai dhe Shalchyninkai, do të mbeten të hapura në kufirin Lituano-Bjellorusi.

Ministrja e Brendshme e vendit Agne Bilotaite e quajti vendimin "në kohë dhe të nevojshme".

"Nevojiten burime të mëdha për të kontrolluar flukset, për të parandaluar kontrabandën, për të siguruar sanksione ndërkombëtare dhe për të zvogëluar rreziqet e sigurisë së trafikut," tha Bilotaite.

"Ky vendim u përcaktua gjithashtu nga rreziqet që lidhen me rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë bjelloruse kundër Lituanisë dhe qytetarëve tanë."

Qeveria njoftoi kufizime shtesë në kufi, duke përfshirë ndalimin e kalimit të këmbësorëve dhe çiklistëve në dy pikat e mbetura të kalimit. Ndalohet gjithashtu hipja dhe zbarkimi i pasagjerëve në dy pika kontrolli hekurudhore, një në kufirin me Bjellorusinë dhe një në kufi me Rajonin e Kaliningradit të Rusisë, përveç në raste të caktuara me përcaktimin e Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.

Lituania gjithashtu do të zvogëlojë me 50 për qind numrin e lejeve që ajo lëshon për transportuesit lituanez dhe bjellorusë që ofrojnë transport ndërkombëtar me autobus.

Frika e agresionit nga Bjellorusia dhe Rusia janë intensifikuar midis shteteve baltike që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Lituania, Letonia dhe Estonia njoftuan më 19 janar një plan për të ndërtuar një linjë mbrojtëse baltike për të forcuar kufirin lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë.

Blogeri ushtarak pro-Kremlinit vdiq pasi raportoi humbjet e Rusisë në Avdiivka

Nga: A.Sh

Blogeri ushtarak ultranacionalist rus Andrey Morozov thuhet se bëri vetëvrasje disa ditë pasi postoi pretendimet se Rusia pësoi humbje masive të personelit në Avdiivka.

Morozov, i cili shkroi me pseudonimin "Murz" në Telegram, ishte një komentues pro-Kremlinit që mori pjesë në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia. Mediat shtetërore ruse dhe blogerë të tjerë ushtarakë thanë se ai vdiq nga vetëvrasja më 20 shkurt.

Morozov shkaktoi zemërim në mesin e mediave pro-ruse kur ai pretendoi më 18 shkurt se ushtria ruse humbi 16,000 ushtarë dhe 300 automjete të blinduara në sulmin e saj në Avdiivka në rajonin e Donetsk.

Trupat ukrainase u tërhoqën nga qyteti industrial i goditur më 17 shkurt pas muajsh luftimesh të rënda. Forcat ruse filluan një ofensivë që synonte kapjen e Avdiivka në tetor 2023.

Raportet e Morozov për humbje të mëdha tërhoqën kritika të forta në qarqet pro-ruse dhe ai e fshiu postimin. Ai pretendoi se ishte urdhëruar për të hequr postin nga dikush i njohur si "Shoku Kolonel".

Në postimet e tij të fundit, ai shkroi për qëllimin e tij për të vrarë veten dhe kërkoi që të varrosej në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia.

Moska ka filluar të godasë komentuesit e krahut të djathtë që kritikojnë trajtimin e luftës kundër Ukrainës nga liderët rusë. Pas kryengritjes së shkurtër të Grupit Wagner të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin në qershor 2023, autoritetet ruse arrestuan ish-komandantin e luftës Igor Girkin për nxitje të ekstremizmit në internet.

Girkin u dënua më 25 janar me katër vjet burg.

Kremlini fsheh numrin e vërtetë të viktimave të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat