Zelensky: Jemi 730 ditë më afër fitores

Bota

Zelensky: Jemi 730 ditë më afër fitores

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:08
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tani janë 730 ditë më afër fitores, gjatë një fjalimi të tij nga Hostomel, vendi i betejës së parë të madhe të luftës.

Ai ka reflektuar mbi dy vjetët që kanë kaluar që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, raporton BBC.

Zelensky ka thënë se dy vjet më parë “ne u përballëm me zbarkimin armiqësor me zjarr këtu”, por dy vjet më vonë “ne mirëpresim miqtë dhe partnerët tanë këtu”.

“Ne jemi 730 ditë më afër fitores”, është shprehur Zelensky duke u kërkuar ukrainasve që të vazhdojnë të luftojnë se në fund do të fitojnë.

“Aeroplanin mund ta djegësh, por ëndrrën tonë nuk mund ta shkatërrosh, ëndrrën me të cilën secili prej nesh ka 730 ditë që bie në gjumë dhe zgjohet. Askush nga ne nuk do të lejojë që Ukraina jonë të përfundojë”, ka shtuar Zelensky.

Ndryshe, sot më 24 shkurt, bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Zelensky, së fundmi i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se “kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat