Guterres: Ofensiva e Rafahut do të vendoste “gozhdën e fundit në arkivol” për programet e ndihmës në Gaza

Bota

Guterres: Ofensiva e Rafahut do të vendoste “gozhdën e fundit në arkivol” për programet e ndihmës në Gaza

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 17:30
Antonio Guterres

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se një sulm i plotë izraelit në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, do të kishte pasoja shkatërruese.

Duke e përshkruar qytetin si thelbin e operacionit të ndihmës humanitare, ai tha se ofensiva e Rafahut do të vendoste “gozhdën e fundit në arkivol” për programet e ndihmës në Gaza, shkruan Sky News.

“Një ofensivë gjithëpërfshirëse izraelite në qytet jo vetëm që do të ishte e tmerrshme për më shumë se një milion civilë palestinezë të strehuar atje, por do të vendoste gozhdën e fundit në arkivolin e programet tona të ndihmës”, ka thënë ai.

Guterres përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim humanitar dhe “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat