Zelenskyy reagon ndaj urdhërarresteve për komandantët rusë

Bota

Zelenskyy reagon ndaj urdhërarresteve për komandantët rusë

Nga: A.SH Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:47
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhërarresteve për dy komandantët e rangut të lartë rusë.

Volodymyr Zelenskyy tha se admirali Viktor Sokolov dhe Sergey Kobylash ishin në kërkim për "krime kundër njerëzimit".

“Çdo komandant rus që urdhëron sulme kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike duhet të dijë se drejtësia do të vihet në vend”, tha ai.

Ai shtoi se asnjë "bishë" ruse përgjegjëse për vrasjet e ukrainasve nuk duhet të mbetet "e pandëshkuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat