E pritur, Putin: Serbët kanë qenë aleatët më të besueshëm të Rusisë për shekuj

Bota

E pritur, Putin: Serbët kanë qenë aleatët më të besueshëm të Rusisë për shekuj

Më: 7 mars 2024 Në ora: 09:30
Vladimir Putin

Në fjalimin e tij në Festivalin Botëror të Rinisë në Sirius, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu referua rajonit të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Malit të Zi.

“Shteti i Malit të Zi dhe njerëzit që jetojnë në të kanë qenë gjithmonë pranë nesh për sa i përket fesë dhe kulturës”, tha Putin.

Ai kishte një koment edhe për Serbinë.

“Serbët kanë qenë aleatët më të besueshëm të Rusisë për shekuj – ne e dimë, e mbajmë mend dhe e vlerësojmë këtë,” theksoi Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat