“Duket e vështirë”, Bideni në pikëpyetje se a do të ndalet gjakderdhja e do të lirohen pengjet para Ramazanit

Bota

“Duket e vështirë”, Bideni në pikëpyetje se a do të ndalet gjakderdhja e do të lirohen pengjet para Ramazanit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 07:27
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden hodhi dyshime të premten mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që përfshin një armëpushim të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e pengjeve para muajit të Ramazanit.

“Duket e vështirë”, u tha ‘koka’ e ShBA-së, gazetarëve në Pensilvani ku ai po bënte fushatë, raporton CNN.

Zyrtarët kishin shpresuar të siguronin një marrëveshje deri në fillim Ramazanit, por bisedimet mbeten të ngecura.

Kujtojmë, se në Gaza po vazhdojnë luftimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat