Mbyllet aeroporti i Shën Petersburgut, shkak një zjarr i madh që ra pranë

Bota

Mbyllet aeroporti i Shën Petersburgut, shkak një zjarr i madh që ra pranë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 16:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Aeroporti Pulkovo i Shën Petersburgut është mbyllur për arsye sigurie, njoftoi agjencia ruse e transportit ajror, cituar nga Tass.

Sipas Baza, një media ruse e afërt me shërbimet speciale, mbyllja e aeroportit për mbërritje dhe nisje u vendos për shkak të një zjarri të madh në periferi të Shën Petersburgut.

Sipas Rbc Ukraine, zjarri u përhap në një hangar pranë aeroportit, ku një sipërfaqe prej një mijë metrash katrorë mori flakë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur ndërsa shkaku i zjarrit nuk bëhet i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat