Lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës, paralajmëron Rusia

Bota

Lufta mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës, paralajmëron Rusia

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Rusia paralajmëron se lufta mund të përhapet përtej kufijve të shtetit ukrainas.

Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se veprimet e “një ose dy” anëtarëve të NATO-s mund të shohin që konflikti të kalojë dhe të dalë “jashtë kontrollit”.

Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm, Zakharova tha se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe “po e shtyn botën në skaj”.

Ajo tha gjithashtu se Perëndimi duhej të hiqte dorë nga ideja e mposhtjes strategjike të Rusisë, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat