Siguria tema kryesore në takimin Borrell-Blinken, pritej të flitej edhe për Ballkanin Perëndimor

Bota

Siguria tema kryesore në takimin Borrell-Blinken, pritej të flitej edhe për Ballkanin Perëndimor

Më: 13 mars 2024 Në ora: 21:44
Foto nga takimi

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka zhvilluar takim në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Ata kanë diskutuar për mënyrat e forcimit të partneritetit në mes të BE-së dhe ShBA-së në një moment që është vlerësuar kyç për diplomacinë globale. Në takimin e tyre ata kanë mbuluar situatën në Lindje të Mesme, Ukrainë, Haiti dhe Venezuelë, sikurse edhe politikën e përbashkët të jashtme dhe prioritetet e sigurisë.

Përfaqësuesi i Lartë kujtoi angazhimin e BE-së për mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, që tani arrin në 138 miliardë euro, me të tjera që do të vijnë, dhe informoi homologun e tij amerikan për zhvillimet e fundit në rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE”, thotë njoftimi.

Borrell ka ngritur nevojën për më shumë, më shpejtë e më të qëndrueshëm të asistimit ushtarak të Ukrainës.

Ngjashëm edhe për Gazën është theksuar rëndësia e arritjes së pajtimit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Para takimit, Blinken ka përmendur se mes tyre do të flitet edhe për Ballkanin Perëndimor.

“E di që do të kemi një mundësi, Josep, sot për të diskutuar mbështetjen tonë të paepur për Ukrainën përballë agresionit rus; krizën në Lindjen e Mesme dhe në Gaza; disa sfida më afër shtëpisë në Ballkanin Perëndimor; dhe gjithashtu, qasja e përbashkët që e kemi arritur kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Kinën”, është shprehur Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat