Rusia pretendon se nuk ka prova për vendimin e Austrisë për të dëbuar dy diplomatë

Bota

Rusia pretendon se nuk ka prova për vendimin e Austrisë për të dëbuar dy diplomatë

Nga: A.SH Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Rusia tha se do të hakmerrej dhe ministria e saj e jashtme e quajti vendimin "të pabazë", sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

Agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ambasada ruse në Vjenë, thanë se Rusia shprehu "zemërim" për dëbimet.

“Ashtu si në episodet e mëparshme të dëbimeve, këtë herë nuk na është paraqitur as prova më e vogël, e lëre më prova e ndonjë shkeljeje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, citojnë agjencitë të thuhet në deklaratën e ambasadës.

"Ky është një vendim thjesht politik nga autoritetet e Austrisë, të cilin ne e refuzojmë kategorikisht. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për reagimin e vendosur të Moskës."

Austria ka shpallur personae non grata dy diplomatë nga ambasada ruse për veprime “të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, duke i urdhëruar ata të largohen nga vendi brenda një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat