Stoltenberg u kërkon anëtarëve të NATO-s të dërgojnë me shpejtësi ndihma ushtarake në Ukrainë

Bota

Stoltenberg u kërkon anëtarëve të NATO-s të dërgojnë me shpejtësi ndihma ushtarake në Ukrainë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:20
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë me shpejtësi më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë për të shmangur gabimin e rëndë historik të një fitoreje ruse në fushën e betejës.

Stoltenberg tha se ukrainasve “nuk po u mbaron guximi, atyre po u mbaron municioni”.

“Së bashku ne kemi kapacitetin për t’i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet”, tha ai.

“Ne duhet të tregojmë vullnetin politik për ta bërë këtë”.

Vendet e NATO-s duhet të “gërmojnë thellë dhe të arrijnë shpejt” pasi vonesat do të çojnë në “pasoja reale në fushën e betejës”, tha Stoltenberg teksa dorëzonte raportin vjetor për vitin 2023.

“Ky është një moment kritik. Do të jetë një gabim i rëndë historik të lejosh Putinin të mbizotërojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat