Shoferi i autobusit të shkollës rrah brutalisht nxënësin e klasës së 7-të në Missouri – publikohen pamjet rrëqethëse

Bota

Shoferi i autobusit të shkollës rrah brutalisht nxënësin e klasës së 7-të në Missouri – publikohen pamjet rrëqethëse

Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:54
Nxënësi

Fëmijët që vazhdimisht bërtisnin filmuan shoferin e autobusit në Missouri, duke rrahur një nxënës të klasës së shtatë, të cilin edhe tentoi ta ngufat.

Zachary Carrel ka pësuar prerje në fytyrë si dhe mavijosje në qafë derisa përplasej në karrige të autobusit nga Scott Robert Livingstonte, që punonte si shofer i shkollës Liberty.

Autobusi në ato momente gjendej akoma brenda oborrit të shkollës kur ndodhi sulmi, kurse pjesëtarët e sigurimit të shkollës e shoqëruan deri në zyre të drejtorit nxënësin Carrel, kurse Livingstonte u urdhërua të pret derisa u shfaq policia.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur 67-vjeçari godet brutalisht nxënësin, e prindërit e tij thonë se kanë mbetur të shokuar me atë që kishin parë.

Carrel u kishte thënë prindërit se ishin duke bërë shaka derisa qëndruan në autobus dhe në një moment Livingstonte bërtiti dhe i kërkoi të ulet ose në të kundërtën do ta rrahë.

E kur i riu i tha se nuk mund ta prekë, aty shpërtheu shoferi i cili nuk e kurseu për asnjë moment – duke e goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat