“Terroristët tentuan të arratiseshin drejt Ukrainës”, masakra në Moskë, reagon Putin: Armiqtë tanë nuk do na ndajnë

Bota

“Terroristët tentuan të arratiseshin drejt Ukrainës”, masakra në Moskë, reagon Putin: Armiqtë tanë nuk do na ndajnë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:53
Vladimir Putin

Natën e kaluar, persona të armatosur hapën zjarr mbi turmat në një sallë koncertesh në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 143 persona dhe duke plagosur më shumë se 100.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por FSB thotë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin mbi kufiri.

Në një deklaratë në minutat e fundit Putin është shprehur se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe se sulmuesit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës.

Vladimir Putin e konsideron masakrën e mbrëmshme si një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe thotë se të përfshirët “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”.

Ai shpall ditë zie për nesër dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim. Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar. Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat