Ukrainë, Zelensky vijon me shkarkimet e zyrtarëve

Bota

Ukrainë, Zelensky vijon me shkarkimet e zyrtarëve

Më: 31 mars 2024 Në ora: 06:45
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zëvendëskryetarë të zyrës së tij dhe ka emëruar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë si ambasador në Moldavi.

Një dekret presidencial njoftoi shkarkimin e Andry Smyrnovit, i cili ishte përgjegjës për çështjet e politikave ligjore dhe Oleksyy Dniprov, i cili drejtonte stafin e zyrës.

Ata ishin në mes e dhjetë zëvendësve të shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

Në vend të tyre u emëruan Olena Kovalska, e cila ka qenë pjesë e një grupi që këshillonte presidentin për krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe Iryna Mudra, e cila ka shërbyer si zëvendësministre e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat