Ministri ukrainas bën thirrje për më shumë mbrojtje ajrore: Është vetëm një çështje e vullnetit politik

Bota

Ministri ukrainas bën thirrje për më shumë mbrojtje ajrore: Është vetëm një çështje e vullnetit politik

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:35
Dmytro Kuleb

“Partnerët e Ukrainës nuk po i ofrojnë Ukrainës mjaftueshëm mbrojtje ajrore”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba, shkruan The Guardian.

“Partnerët na ofruan sistemet e tyre të ndryshme të mbrojtjes ajrore, ne e vlerësojmë këtë, por është thjesht e pamjaftueshme, duke pasur parasysh shkallën e luftës,” tha Kuleba.

“Zgjidhja është aty. Është vetëm një çështje e vullnetit politik. Kështu që dikush duhet të marrë vendimin”, sipas tij.

Ai shtoi: “Mënyra më e mirë për të shpëtuar Patriotët tuaj nga përgjimi i raketave mbi vendet tuaja dhe ushtarët tuaj nga vdekja është të dërgoni Patriotët tuaj në Ukrainë dhe t’u jepni ushtarëve ukrainas gjithçka që u nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat