Vendet e NATO-s ngritën dorën lartë për planin e Stoltenbergut për të ndihmuar Ukrainën!

Bota

Vendet e NATO-s ngritën dorën lartë për planin e Stoltenbergut për të ndihmuar Ukrainën!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 4 prill 2024 Në ora: 06:42
Jens Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkon një fond afatgjatë prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën. Vendet e NATO-s bien dakord të vazhdojnë me planet.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, vendet e NATO-s dhanë gishtin për të ecur përpara dhe për të përgatitur një plan konkret që mund të miratohet në samitin e Uashingtonit në muajin korrik, deklaroi Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite.

Planet nënkuptojnë se aleanca do të ketë një rol më të madh në koordinimin e mbështetjes për Ukrainën.

Fondi shumëvjeçar për Ukrainën!

Propozimi i Stoltenbergut  është që të krijohet një fond i veçantë pesëvjeçar për të mbështet ushtarakisht  Ukrainën.

Sipas një sërë të mediave, flitet për një fond afërsisht 1200 miliardë kruna norvegjeze..

Stoltenberg nuk hyri në detaje rreth planeve, por ai  thotë gjithashtu se;

"Ne duhet ta bëjmë mbështetjen më pak të varur nga kontributet vullnetare, afatshkurtra dhe në të njëjtën kohë të fokusohemi më shumë në angazhimet afatgjata"! 

Sipas shefit të NATO-s, kjo do ta bëjë mbështetjen edhe më të parashikueshme, të fuqishme dhe efikase.

- Por ne gjithashtu kemi nevojë për mbështetje të menjëhershme për Ukrainën, prandaj u kam kërkuar aleatëve të rrisin kontributet e tyre, këmbëngul ai, me një adresë të veqantë për SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat