Kolumbia kërkon t’i bashkohet çështjes së Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid

Bota

Kolumbia kërkon t’i bashkohet çështjes së Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid

Më: 5 prill 2024 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Kolumbia i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që të lejojë vendin të ndërhyjë në çështjen e Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës, tha gjykata të premten.

Në kërkesën e saj, Kolumbia i bëri thirrje gjykatës të garantojë “sigurinë dhe, në të vërtetë, vetë ekzistencën e popullit palestinez”, shkruan SkyNews.

GJND-ja, gjykata më e lartë e OKB-së, mund t’i lejojë shtetet të ndërhyjnë dhe të japin pikëpamjet e tyre.

Disa shtete kanë thënë se do të kërkojnë gjithashtu të ndërhyjnë në këtë rast, por deri më tani vetëm Kolumbia dhe Nikaragua kanë paraqitur një kërkesë publike.

Javën e kaluar, gjyqtarët e ICJ-së urdhëruan Izraelin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat