​Stuhia Kathleen godet pjesë të Britanisë e Irlandës, anulohen shumë fluturime

Bota

​Stuhia Kathleen godet pjesë të Britanisë e Irlandës, anulohen shumë fluturime

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Stuhia ka goditur disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, me atraksionin turistik Titanic në Belfast që u detyrua të mbyllet të shtunën për shkak të dëmtimit të çatisë.

Si pasojë e stuhisë dhjetëra mijëra-njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, dhjetëra fluturime janë anuluar.

Shpejtësia e stuhisë deri në 113 kilometra në orë ka goditur ishullin e Irlandës dhe pjesë të Britanisë.

Një fluturim i kompanisë ajrore British Airways u detyrua të ndërpresë një ulje në aeroportin Heathrow, me rrotat e tij duke prekur pistën përpara se të kthehej menjëherë në qiell.

Rreth 70 fluturime që niseshin dhe mbërrinin në aeroportet britanike u anuluan para mesditës, duke përfshirë të gjitha shërbimet e Aer Lingus në aeroportin e qytetit të Belfast.

Rreth 34.000 shtëpi në Irlandë mbetën pa energji elektrike, me ndërprerjet e përqendruara në Mayo, Galway, Kerry dhe Cork.

Atraksioni Titanic Belfast u detyrua të mbyllet të shtunën për shkak të dëmtimit të çatisë së tij të shkaktuar nga stuhia Kathleen. Titanic tha se kishte "marrë masat paraprake për të mbyllur ndërtesën për publikun për pjesën e mbetur të sotme dhe nesër".

Klientëve që kanë rezervuar vizitat do të rimbursohen dhe atraksioni do të rihapet të hënën, njoftoi atraksioni turistik .

Një paralajmërim i verdhë i motit për erë është në fuqi dhe mbulon Cornwall-in, pjesën më të madhe të Uellsit, pjesë të Lancashire dhe Cumbria, dhe deri në Skocinë qendrore dhe Irlandën e Veriut.

Qe nga pasditja e së shtunës, Agjencia e Mjedisit (EA) lëshoi 14 paralajmërime për përmbytje - ku "priten" përmbytje - dhe 118 alarme për përmbytje në Angli. EA lëshoi gjithashtu 45 paralajmërime të kuqe për rrjedhat e forta në lumin Thames, duke këshilluar përdoruesit e të gjitha anijeve që të mos lundrojnë.

National Resources Wales lëshoi pesë alarme për përmbytjet në të gjithë vendin.

Shërbimi britanik i motit Met Office paralajmëroi se ekzistonte rreziku i "lëndimeve dhe rrezikut për jetën" nga valët e mëdha dhe materialet e plazhit që hidheshin në frontet detare, rrugët bregdetare dhe pronat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat