Të gjithë kundër Ekuadorit, vendet e Amerikës Latine dënojnë bastisjen në ambasadën meksikane

Bota

Të gjithë kundër Ekuadorit, vendet e Amerikës Latine dënojnë bastisjen në ambasadën meksikane

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Të gjitha vendet e Amerikës Latine, përfshirë dhe Brazilin, shprehën mbështetje për Meksikën pas bastisjes së ndodhur në ambasadën e saj në Ekuador, ku forca të shumta policie u futën brenda ambienteve teksa ishin në kërkim të politikanit Joge Glas, të cilit autoritetet meksikane i kishte dhënë azil.

Arrestimi i ish-zv/presidentit ekuadorian ndodhi mbrëmjen e të premtes. Ai akuzohet për korrupsion. Por ky veprim I policisë vendase, shkaktoi indinjatë tek qeveria meksikane që pezulloi menjëherë marrëdhëniet me Ekuadorin dhe e akuzoi këtë të fundit për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës.

Por qeveria e presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa tha se aksioni u ndërmor pasi dhënia e azilit për Joge Glasi ishte e paligjshme për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij.  Sipas ligjit ndërkombëtar, ambasadat konsiderohen si territor sovran i vendit që përfaqësojnë. E kjo solli regimin e menjëhershëm të Brazilit, Argjentinës, Uruguait, Kolumbisë si dhe gjithë shteteve të tjera. Glas kishte kërkuar strehim në ambasade prej muajit dhjetor.

Veprimi i Ekudorit solli protesta dhe në Meksikë ku shumë njerëz u mblodhën para ambasadës ekuadoriane për të shprehur revoltën e tyre. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë çdo shkelje të konventës që mbron misionet diplomatike ndërsa inkurajoi “të dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Glas, i dënuar dy herë për korrupsion, ishte mbyllur në ambasadën në Quito që kur kërkoi azil politik në dhjetor, një kërkesë që Meksika e pranoi të premten. Ish-zv/presidenti I cilësoi akuzat e ngritura ndaj tij si të sajuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat