E bëjnë sërish, aeroplanët luftarakë të Moskës bombardojnë gabimisht konvojin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë ruse

Bota

E bëjnë sërish, aeroplanët luftarakë të Moskës bombardojnë gabimisht konvojin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë ruse

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm me mjete të blinduara i ushtrisë ruse në qytetin Chasiv Yar në perëndim të Bakhmutit – ka përfunduar me dështim të paparë.

Brigada e 67-të e ushtrisë ukrainase me ndihmën e “syve” të dronit, kanë zbuluar pamje nga sulmi që përfshinte 32 mjete të blinduara dhe tanke që udhëhiqeshin nga parashutistët nga divizioni i forcave ajrore ruse.

Pamjet nga dronit shfaqin kolonën e mjeteve të blinduara që ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, duke mos e ditur se po i priste gracka dhe artileria që ishte në gjendje gatishmërie – duke mos anashkaluar predhat antitank, minat dhe dronët që shkatërruan këtë konvoj dhe i detyroi rusët të tërhiqen.

Madje në një moment ishin bombarduesit rus Su-25 që iu bashkuan sulmit, duke menduar se konvoji me autoblinda dhe tanke ishin të ukrainasve.

Në anën tjetër, nga Kievi bëjnë më dije se në këtë sulm janë shkatërruar 19 automjete ruse dhe dhjetëra ushtarë që humbën jetën si dhe qindra tjerë u plagosën.

Rusët prej kohësh po tentojnë të marrin nën kontroll Chasiv Yarin për shkak të pozitës strategjike, dhe kjo do t’ju jepte përparësi për të sulmuar pjesët tjera të Ukrainës dhe të vëzhgojnë më mirë rajonin e Donetskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat