​Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron qytetarët për kujdes

Bota

​Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron qytetarët për kujdes

Më: 14 prill 2024 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Jordani po paralajmëron qytetarët amerikanë "për nevojën e vazhdueshme për kujdes" pas mbylljes së hapësirës ajrore jordaneze dhe nisjes së një sulmi hakmarrës iranian kundër Izraelit.

Në një alarm sigurie të lëshuar të shtunën, ambasada këshilloi për mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore dhe vuri në dukje se "për shkak të tensioneve të larta në rajon, mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt".

“Ne i kujtojmë qytetarëve amerikanë nevojën e vazhdueshme për kujdes dhe i inkurajojmë ata të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit”, thuhet në alarm.

Duke shtuar se “Ambasada e SHBA në Jordani do të vazhdojë të shqyrtojë situatën dhe të japë informacion shtesë sipas nevojës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat