Flasin ekspertët për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme

Bota

Flasin ekspertët për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme

Nga: H.R. Më: 14 prill 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Studiuesja e Lindjes së Mesme Hilde Henriksen Waage ka frikë nga një luftë e re pas sulmit të madh të Iranit ndaj Izraelit me drone dhe raketa natën e së dielës.

- Ky zhvillim është tmerrësisht serioz dhe shumë i rrezikshëm, thotë për NTB Hilde Henriksen Waage, profesore e historisë në Universitetin e Oslos (UiO) dhe studiuese e lartë në Prio.

- Tani ka shumë lojtarë mbi të cilët nuk ka një kontrollë, thotë ajo.

Natën e së dielës, Irani gjuajti qindra dronë drejt Izraelit, por e gjithë vala e sulmeve u zmbraps, sipas ushtrisë izraelite.

“Sulmi ishte spektakël i vërtetë, kjo i tregoj  gjithë botës se çfarë është i aftë Irani të bëj me dronë”, thotë Waage.

Një numër vendesh kanë dënuar sulmin iranian ndaj Izraelit, duke përfshirë SHBA-në, NATO-n dhe Norvegjinë.

Waage thotë se ata tani presin të shohin se si do të përgjigjet Izraeli, por beson se çelësi qëndron tek Shtetet e Bashkuara.

- SHBA duhet të sigurojë që Izraeli të tregojë përmbajtje. Përgjigjegjësia amerikane ndaj Izraelit nuk duhet të jetë më e keqe sesa të jetosh me të, thotë ajo.

- Nuk besoj se SHBA-ja dëshiron një luftë rajonale në Lindjen e Mesme, ajo nuk dëshiron një Lindje të Mesme në zjarrë!

Por ajo ka frikë nga më e keqja dhe thotë se duket se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu synon të zhvillojë një luftë me dy fronte, (në Rripin e Gazës ashtu edhe kundër Iranit në veri)!

- Kam frikë nga një luftë e re pas këtij sulmi, thotë Waage.

Studiuesja thotë se ajo vetë duhej të ishte sot në Liban, por fluturimi u anulua, dhe jam e lumtur për këtë.

Edhe Shefi i Mbrojtjes Norvegjeze, Eirik Kristoffersen është i vetëdijshëm se tani do të jetë e rëndësishme që palët të mos e përshkallëzojnë më tej drejtë konfliktit!

- Duhet bërë gjithçka që kjo të mos përshkallëzohet tani. Nuk është në interesin e Izraelit dhe as të Iranit, thotë Kristoffersen.

Kristoffersen nuk do të deklarojë se kontributet amerikane, britanike dhe franceze nënkuptojnë përfshirjen perëndimore në një konflikt të madh të mundshëm në rajon.

- SHBA e ka shumë të qartë se do ta mbështesë Izraelin nëse ata sulmohen. Goditja e dronëve dhe raketave që hidhen në drejtim të Izraelit është pjesë e kësaj mbrojtjeje, thotë ai.

- Nëse ky konflikt bëhet i madh, atëherë do të duhet të presim se çfarë do bëjnë vendet e tjera, por tani duhet bërë gjithçka për ta parandaluar.

Shefi i mbrojtjes Kristoffersen tani shpreson se Biden dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit.

- A do të jetë e mundur të besohet se Netanyahu do të ndihmojë në parandalimin e një përshkallëzimi?

- Ndoshta nuk do të jetë ai që e bën atë. Këtë duhet t’a bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit, por edhe Presidenti Biden, i cili gjithashtu ka ndikim të madh në këtë, thotë Kristoffersen.

Ndërsa pas këtyre sulmeve, Izraeli tërbohet kundër Teheranit vrasës;

Autoritetet në Iran si organizatorët e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, tani ata (Irani) kanë vendosur të heqin maskat dhe të na sulmojnë drejtpërdrejt vetë, thotë; Zëdhënësi i shtypit në zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Avi Hyman.

- Ata janë duke punuar në mënyrë aktive gjatë gjithë kohës për të shkatërruar Izraelin.

Ai thotë se natën e së dielës, Irani dërgoi 180 dronë vetëvrasës, 120 raketa balistike dhe 30 raketa fluturake kundër Izraelit, por se 99 për qind e këtyre predhave u ndaluan.

Deri më tani, dëmtime serioze janë raportuar për një vajzë shtatëvjeçare izraelite, si dhe disa dëmtime të vogla në një instalim mbrojtës.

Për këtë mbrojtje, Izraeli mori ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, ndihmë të cilën e  vlerësojnë shumë!

- Mos kini dyshime, nëse forcat tona nuk do të mbërrinin shpejt, po të mos kishim marrë ndihmë nga miqtë tanë, prandaj, sot do të ishim zgjuar në një realitet krejt tjetër.

Hyman thekson se Izraeli është i gatshëm të përgjigjet pas sulmit, pavarësisht se çfarë do të sjellë kjo.

- Dua ta bëj të qartë se shteti i Izraelit është i gatshëm për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm./

*Studiuese dhe historiane, Hilde Henriksen Waage

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat