Kërcënon Zakharova: Uashingtoni po zhytet më thellë në një luftë hibride kundër Rusisë, do të kundërërgjigjemi pa kushte

Bota

Kërcënon Zakharova: Uashingtoni po zhytet më thellë në një luftë hibride kundër Rusisë, do të kundërërgjigjemi pa kushte

Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Moska zyrtare deklaroi sot se mbështetja e përfaqësuesve amerikanë për ndihmën e re për Ukrainën në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë amerikanë tregon se Uashingtoni “po zhytet më thellë në një luftë hibride kundër Rusisë që do të përfundojë me poshtërim si në Vietnam apo Afganistan”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ishte e qartë se SHBA dëshironte që Ukraina të "luftonte deri në Ukrainën e fundit".

“Përfshirja gjithnjë e më e thellë e Uashingtonit në luftën hibride kundër Rusisë do të kthehet në një fiasko të zhurmshme dhe poshtëruese për SHBA-në si Vietnami apo Afganistani”, tha ajo, duke shtuar se Rusia do t'i përgjigjet "pa kushte dhe vendosmërisht" vendimit amerikan për t'u përfshirë më shumë në Ukrainë”.

Zëvendësambasadori rus në OKB Dmitrij Polanski tha se "nuk ka asgjë për të festuar".

Ai shkroi se lufta do të vazhdojë dhe se "më shumë para do të përfundojnë në xhepat e njerëzve, do të vidhen më shumë armë dhe dhjetëra mijëra ukrainas do të përfundojnë në mulli të mishit". Ai shtoi se humbja e Ukrainës është "e pashmangshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat