“Kina ndikon te Irani”/ Blinken: Mund të ulë tensionin në Lindjen e Mesme

Bota

“Kina ndikon te Irani”/ Blinken: Mund të ulë tensionin në Lindjen e Mesme

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:27
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një vizitë të rrallë në Pikinë është takuar me presidentin me udhëheqin e kinë Xi Jinping. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kinë është ndjekur me vëmendje pas mosmarrëveshjeve dhe tensioneve mes dy vendeve.

Gjatë një bisede tëë gjatë ata folën për çështje të rëndësishme globale, siç është konlikti në lindjen e mesme mes forcave izraelite dhe Hamas, lufta ruse në ukrainë si dhe veprime të rrezikshme në Detin e Kinës Jugore.

Në një konferencë për shtyp blinken tha se Kina mund të luajë një “rol shumë të rëndësishëm në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndikimin e saj me Iranin.

“Kina ka një rol kyç në ushtrimin e ndikimit diplomatik për të ndaluar përhapjen e konfliktit të Gazës në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme. Unë mendoj se marrëdhëniet që ka Kina mund të jenë pozitive për të qetësuar tensionet. Pekini ra dakord të qëndrojë në kontakt për Lindjen e Mesme për ta a rritur këtë”, tha Blinken.

Ai gjithashtu foli me zyrtarët kinezë për “veprime të rrezikshme” në Detin e Kinës Jugore – duke vënë në dukje tensionet në ngushticën Tajvaneze në muajt e fundit.

Blinken po ashtu ngriti shqetësimet për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën e saj me Ukrainë.

Zyrtari i lartë i Uashingtonit tha se SHBA nuk synon të pengojnë zhvillimin e Kinës. Ai përmendi praktikat e “padrejta” tregtare të Kinës dhe rrezikun që mbikapaciteti industrial kinez në industritë kyçe

“Ne duam që ekonomia e Kinës të rritet, megjithatë mënyra se si rritet Kina ka shumë rëndësi. Kjo do të thotë nxitja e një marrëdhënieje të shëndetshme ekonomike ku punëtorët dhe firmat amerikane trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë”, tha presidenti kinez.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina dhe SHBA-të duhet të jenë partnerë, jo kundërshtarë. Sipas presidentit kinez, të dy vendet duhet të kërkojnë gjuhën e përbashkët, duke ruajtur dallimet, në vend që të përfshihen në konkurrencë të ashpër.

Sipas kanalit shtetëror , Xi tha se Kina nuk ka frikë nga konkurrenca, por konkurrenca duhet të jetë për përparimin e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat