Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Bota

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:16
Lidiia Lomikovska

Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi rus i Ukrainës është më i keq se Lufta e Dytë Botërore, të cilën edhe ajo e përjetoi.

Ajo është mësuar t’i besojë instinkteve të saj.

Kjo është arsyeja pse kur forcat ruse hynë në fshatin e saj të lindjes Ocheretyne në lindje të Ukrainës, ajo dhe familja e saj ishin të pajtimit se ishte koha për të shkuar.

Megjithatë, nën granatimet e rënda, Lidiia shpejt u nda nga të afërmit e saj, kështu që filloi të ecte drejt perëndimit me pantofla.

“Mora një shkop dhe një dërrasë druri [për mbështetje] dhe u nisa. Këmbët më mbanin disi, nuk po i mbaja unë ato”, tha ajo për BBC.

Ajo do të përfundonte duke ecur 10 kilometra derisa të kapej nga policia ukrainase.

“Nuk ka mbetur asgjë! Është e gjitha përmbys”, tha ajo duke treguar udhëtimin e saj shumë të nevojshëm në një video të publikuar.

Fshati që ajo la pas po kthehet gradualisht në një peizazh ferri duke iu afruar trupave ruse. Sa më shumë afrohen, aq më i fortë bëhet zjarri i artilerisë. Blloqe të tëra apartamentesh dhe shtëpi po kthehen ngadalë në rrënoja dhe pluhur.

“Ndërsa nisa të ecja, më duhej të shtrihesha disa herë. Dikur humba ekuilibrin dhe rashë në bar. Më zuri gjumi dhe më pas vazhdova të ecja”, tha Lidiia.

Ajo tregoi sesi njëri nga oficerët e pyeti sa vjeç ishte.

“Unë thashë që isha 48 apo 49 vjeç, ai nuk më besoi”, thotë ajo duke qeshur.

Ajo përfundimisht u dërgua në një strehë për pak pushim, përpara se të ribashkohej me mbesën e saj, Svitlana.

“Jam shumë e lumtur që gjyshja ime është këtu”, thotë Svitlana, e cila është ulur pranë Lidiia-s në telefonatën tonë me video.

“Ne e kishim kërkuar për një kohë të gjatë”, shtoi Svitlana. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat