Kremlini i përgjigjet akuzës se po përdor armë kimike në Ukrainë

Bota

Kremlini i përgjigjet akuzës se po përdor armë kimike në Ukrainë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Kremlini ka mohuar akuzat e bëra nga ShBA-ja se Rusia ka shkelur një traktat ndërkombëtar duke përdorur armë kimike në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Rusia kishte vendosur kimikalin mbytës kloropicrin kundër trupave ukrainase.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha sot se akuzat ishin “të pabaza” dhe se Moska mbetet e lidhur me detyrimet e saj sipas traktatit që ndalon armët kimike.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kloropicrin është irritues “me karakteristika të një gazi lotsjellës” – ai është ndaluar për përdorim ushtarak që nga Lufta e Parë Botërore, shkruan Skyneës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat