Parlamenti shkarkon ministrin e Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov

Bota

Parlamenti shkarkon ministrin e Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov

Nga: A.SH Më: 9 maj 2024 Në ora: 10:42
Oleksandr Kubrakov

Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi për shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrit për Rindërtimin Oleksandr Kubrakov më 9 maj.

Nuk kishte ligjvënës që votuan kundër mocionit për shkarkimin e Kubrakovit. Në total, 272 deputetë votuan në mbështetje të shkarkimit të tij, 13 deputetë abstenuan dhe 35 nuk ishin të pranishëm në votim.

Kubrakov u bë Ministër i Infrastrukturës në maj 2021. Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 si pjesë e partisë Shërbëtori i Popullit të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Kubrakov ka reaguar në Facebook se para votimit nuk ishte ftuar të takohej me kreun e partisë apo me kryeministrin Denys Shmyhal për të diskutuar mbi vendimin.

"Unë jam gjithmonë i gatshëm për një dialog të hapur dhe një raport të detajuar për punën e Ministrisë në të gjitha fushat nën përgjegjësinë time," tha Kubrakov.

“Që në ditët e para të luftës, përgjegjësive tona në fushën e transportit dhe postës iu shtuan logjistika ushtarake, rindërtimi i banesave dhe infrastrukturës komunale”, dhe ministria “arriti të nisë një sërë nismash dhe projektesh të rëndësishme për shtetin. "

Presidenti Volodymyr Zelensky tha më 30 mars se ukrainasit mund të presin më shumë riorganizime të qeverisë në të ardhmen e afërt, pas një tronditje të rrethit të tij të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat