Afrika e Jugut: Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka arritur në një fazë të tmerrshme

Bota

Afrika e Jugut: Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka arritur në një fazë të tmerrshme

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Afrika e Jugut kërkoi ndalimin urgjent të ofensivës izraelite në Rafah, pasi vitin e kaluar paraqiti procedurat në gjykatën e lartë të OKB-së duke akuzuar Izraelin për gjenocid.
Gjatë një seance publike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, delegacioni i Afrikës së Jugut tha se sulmet e Izraelit në Gaza ishin përshkallëzuar.

“Gjenocidi i Izraelit ka arritur në një fazë të re dhe të tmerrshme…Afrika e Jugut ka udhëtuar këtu sot për të bërë ç’është e mundur për të ndalur urgjentisht këtë gjenocid…Izraeli po përshkallëzon sulmet e tij ndaj palestinezëve në Gaza, dhe duke bërë kështu, po shkel me dashje urdhrat detyrues të këtë gjykatë”, tha Vusi Madonsela, ambasadori i Afrikës së Jugut në Holandë, në deklaratën hapëse të Afrikës së Jugut.

“Mjerisht, Afrika e Jugut është sërish e detyruar të kthehet në këtë gjykatë në njohje të detyrimit të saj sipas Konventës së Gjenocidit për shkak të asgjësimit të vazhdueshëm të popullit palestinez me mbi 35,000 të vrarë dhe pjesën më të madhe të Gazës të rrënuar,” shtoi ai.

Izraeli do të ketë mundësinë të përgjigjet nesër në seancën dyditore për të shqyrtuar masat emergjente të propozuara nga Afrika e Jugut.

Në janar, GJND-ja urdhëroi Izraelin të bënte gjithçka në fuqinë e tij për të parandaluar aktet gjenocidale dhe për të mundësuar ndihmën humanitare për Gazën, por nuk urdhëroi një armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat