Spanja ua ndalon ankorimin anijeve që transportojnë armë për Izraelin

Bota

Spanja ua ndalon ankorimin anijeve që transportojnë armë për Izraelin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Spanja nuk do të autorizojë anijet që transportojnë armë për Izraelin që të hyjnë në portet e saj.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i vendit, Jose Mauel Albarel, i cili edhe ka dhënë disa detaje rreth këtij vendimi.

Spanja ka refuzuar të lejojë një anije të ankorohet në portin juglindor të Kartagjenës, raporton skynews.

Anija ishte e para që iu mohua qasja në një port spanjoll, tha kryediplomati spanjoll.

Ai shtoi se refuzimi ishte në përputhje me vendimin e qeverisë për të mos dhënë licenca për eksportin e armëve për Izraelin që nga 7 tetori pasi Spanja “nuk dëshiron të kontribuojë në luftë”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur vitin e kaluar një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen sulme terroriste ndaj izraelitëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat