Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin Chasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Bota

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin Chasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka publikuar pamjet nga ajri të filmuara me dron, ku shihet parandalimi i avancimit rus në Chasovoy Yar.

Madje ata kanë theksuar se në Chasovoy Yar nuk ka trupa pushtuese – duke pranuar se një sulm tjetër rus është parandaluar.

Nga inteligjenca ushtarake ukrainase kanë bërë të ditur se gjatë 17 majit, forcat armike kanë tentuar edhe një herë që të marrin nën kontroll qytetin Chasiv Yar, duke përdorur makineri të rëndë luftarake.

Por ishin njësitë nga “Kraken”, “Artan” dhe nga legjioni i të huajve në HUR, që parandaluan avancimin e mëtejmë të forcave pushtuese – duke ua shkatërruar autoblindat  dhe makineritë tjera.

Në video shihet sesi artileria ukrainase godet me precizitet konvojin e ushtrisë ruse, ku arrijnë të ndërpresin sulmin e tyre dhe t’i detyrojnë të tërhiqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat