Rusia thotë se Ukraina kreu sulme me 60 dronë në Rusi

Bota

Rusia thotë se Ukraina kreu sulme me 60 dronë në Rusi

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ukraina gjuajti nëntë ATACMS të SHBA-së në Krime dhe sulmoi rajonet ruse me të paktën 60 dronë në një sulm të madh që detyroi një rafineri nafte në Rusinë jugore të ndalonte operacionet, thanë zyrtarët rusë të dielën.

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi nëntë raketa ATACMS mbi Krime së bashku me 57 dronë mbi rajonin Krasnodar të Rusisë dhe tre drone mbi rajonin e Belgorodit, tha ministria e mbrojtjes, raporton Reuters.

Zyrtarët lokalë thanë se gjashtë dronë u rrëzuan në territorin e një rafinerie nafte në Slavyansk në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se rafineria ndaloi punën pas sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat