Lavrov: Raisi ishte një mik i besueshëm i Rusisë

Bota

Lavrov: Raisi ishte një mik i besueshëm i Rusisë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:14
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar për vdekjen e presidentit të Iranit Ebrahim Raisi, duke thënë se ai ka qenë një “mik i vërtetë dhe i besueshëm” i Rusisë.

“Në Rusi, presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian njiheshin si miq të vërtetë dhe të besueshëm të vendit tonë.

Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besuar është i paçmuar.

Ne shprehim sinqerisht ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për të gjithë popullin mik të Iranit.

Mendimet dhe zemrat tona janë me ju”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat