Turqia ka thënë se trupat amerikane në Siri mund të bombardohen nga forcat ajrore të saj në një njoftim shokues që lë Donald Trump me perspektivën e luftës në dy fronte.
Ilnur Çevik, një këshilltar i lartë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se forcat amerikane duhet të shikojnë hapat e tyre në Siri ose të përballen me pasojat.
Cevik argumentoi se trupat amerikane që janë duke punuar në koalicion me forcat kurde, armiku i ashpër i Turqisë, do të digjen pa dallim, nëse ato do të hidheshin në zonat e kontrolluara nga Turqia, shkruan gazeta britanike Daily Star, përcjell Bota sot.
“[Nëse ata] shkojnë shumë larg, forcat tona nuk do të kujdesen nëse armatimi amerikan është atje, nëse janë transportues të blinduar, "tha ai.
"Papritmas, rastësisht, disa raketa mund t'i godasin ato”, shtoi Cevik.
I pyetur për të sqaruar nëse komentet e tij do të thoshin se prania e SHBA në Siri do të ishte në rrezik nga sulmet ajrore turke, Cevik tha hapur se ato mund të jenë.
Këshilltari presidencial më vonë shkroi në Twitter për të ndjekur komentet e tij.
"Turqia kurrë nuk do t'i godasë aleatët e saj, dhe kjo përfshin SHBA-të në Siri", ka shkruar ai në këtë rrjet social.
Një sulm me bombë nga Turqia mund të nxisë fatkeqësi për SHBA-të në Lindjen e Mesme, derisa tensionet ende janë të përshkallëzuara nga sulmi i Donald Trump mbi një bazë qeveritare siriane muajin e kaluar.
Trump mund të përballet me luftë në dy fronte, duke përfshirë këtu edhe luftën me Korenë e Veriut.
Presidenti Trump dhe Kim Jong-un kanë qenë të angazhuar në një luftë të ashpër të fjalëve dhe kanë kryer edhe ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë./BS/